Mbi 9 mijë persona kanë vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri.

Numri i njerëzve të vdekur në Turqi është rritur në 6.957, sipas agjencisë së fatkeqësive të vendit.

Sipas CNN, është e vështirë të verifikohet numri i të vdekurve nga tërmeti në Siri, por media shtetërore dhe një grup shpëtimi kanë bërë të ditur se rreth 2500 njerëz kanë vdekur.

Të hënën Turqia është goditur nga tërmeti prej 7.8 ballë të shkallës Rihter, nga i cili është prekur edhe Siria.

/TV Malisheva

Share.