Aktori Brad Pitt është i njohur në gjithë botën, por ai ende mban një mbishkrim si kandidat për Oscar gjatë një dreke që pati së fundi.

Në etiketë shkruan: “Brad Pitt, rol mbështetës, Once Upon a Time… in Hollywood”.

Aktori, i cili ishte nominuar për një rol në filmin e Quentin Tarantino, duhet ta ketë bartur etiketën në rast se dikush nuk e njeh atë, shkruajnë mediat britanike.

Në drekën për të nominuarit për Oscar që zhvillohet çdo vit përpara ceremonisë së ndarjes së çmimeve në Los Anxhelos, kishte edhe yje të tjerë, përfshirë Cynthia Erivo, Laura Dern, Greta Gerwig, Diane Warren, Leonard DiCaprio, Renee Zellweger dhe Robert De Niro.

Filmi ‘Joker’ fitoi 11 nominime për Oskar, ndërsa nga 10 nominime kishin ‘Irishman’, ‘1917’, ‘Once Upon a Time … in Hollywood’, ndërsa katër filma – ‘Little Women’, ‘Marriage Story’, ‘Jojo Rabbit’, dhe ‘Parasite’ u nominuan në gjashtë kategori.

Çmimet e Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Lëvizjes do të ndahen për herë të 92-të në një ceremoni në Hollywood më 9 shkurt, transmeton TV Malisheva

Share.