Në nder të jetës dhe veprës së të ndjerit, Dr.Shukri Gërxhaliu, të mërkurën Komuna e Vushtrrisë mban mbledhje komemorative.

Mbledhja komemorative mbahet në sallën e Shtëpisë së Kulturës “Hasan Prishtina”, duke filluar nga 10:00, bëhet e ditur në një njoftim të Komunës së Vushtrrisë.

Mjeku dhe ish-ushtari i UÇK-së, Shukri Gërxhaliu, u nda sot nga jeta, në moshën 70-vjeçare.

Ai kishte dëshmuar në Hagë për gratë e dhunuara nga forcat serbe, gjatë luftës në Kosovë.

Më 20 shkurt të këtij viti Dr. Shukri Gërxhaliu, u nderua nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me Medaljen Presidenciale te Meritave për kontributin e dhënë gjatë luftës në Kosovë.

/TV Malisheva

Share.