Kryesia e Kuvendit do të mblidhet sot në ora 14:00 për të shqyrtuar një sërë projektligjesh, por edhe çështje të tjera.
Ky është rendi i ditës:
I. Miratimi i Procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë së Kuvendit,
II. Përgatitjet për Seancën plenare të radhës:
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Miratimi i procesverbalit/eve nga seancat e mëparshme,
Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar.
Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan.
Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.
Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”.
Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”.
Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media nga radha e komunitetit shqiptar.
Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për shtatë (7) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
Propozimi i GP Nisma Socialdemokrate për zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare.
Interpelancë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti.
III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave./Tv Malisheva