Kryesia e Kuvendit është mbledhur me pikën e vetme të rendit të ditës kërkesën e 61 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme.

Kryesia do të shqyrtojë kërkesën e Grupit Parlamentar të LDK për thirrjen e seancës për votimin e Qeverisë së re.Pas marrjes së aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetues, Lidhja Demokratike e Kosovës ka deponuar kërkesën me nënshkrime të deputetëve për thirrjen e seancës për të mërkurën në orën 11:00.

Pas mbledhjes, mediat dhe publiku do të njihen me vendimet e Kryesisë, nëpërmjet komunikatës dhe do të sigurohen pamje nga fillimi i mbledhjes.Kurse kryesia e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK) në të cilën do të pritet që të vendosen përfundimisht emrat e ministrave të LDK-së në Qeverinë Hoti./Tv Malisheva

Share.