Një shtetase e Serbisë ka raportuar se pa autorizimin e saj e dyshuara shtetase e Serbisë, po mblidhte para për vajzën e saj të sëmurë që banon në territorin e Republikës së Kosovës pa leje qëndrim.
Rasti u raportua dje në Leposaviq, ku e dyshuara është arrestuar dhe gjatë marrjes në pyetje ajo pranoi se edhe më parë kishte mbledhur para për një person tjetër e të cilat i kishte keqpërdorur.
Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedure të rregullt./TV Malisheva