Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Kombëtares së Sllovenisë dhe asaj të Kosovës për grupmoshat U21, e vlefshme kjo për kualifikime drejt Evropianit Euro 2023 U21.

Pas 45 minutave lojë të zhvilluar në stadiumin “Z’dezele”, Kosova si mysafire është duke barazuar pa gola me Slloveninë.

Të dyja ekipet gjatë kësaj pjese kishin rastet e tyre për gol, por portierët, Turk i Sllovenisë dhe Nreca-Bisinger i Kosovës arritën të mbajnë portat e paprekura.

Rezultati i pjesës së parë është i barabartë 0:0.

/TV Malisheva

Share.