Kanë përfunduar 45 minutat e para të ndeshjes ndërmjet Italisë dhe Spanjës e cila po zhvillohet në stadiumin “Giuseppe Meazza” në Itali.

Skuadra e Luis Enriques është duke avancuar me rezultat 2-0 me dy gola e Ferran Torres të realizuara në minuta 17′ dhe 45′ të ndeshjes.

Italia ka mbetur me një lojtar më pak në fushë pasi nga loja në minutën e 42′ të ndeshjes është përjashtuar qendërmbrojtësi Leonardo Bonucci dhe kjo do ta komplikojë edhe më shumë punën për trajneri Roberto Mancini. /TV Malisheva

Share.