Java e 13-të në Superligën e Kosovës ka vazhdouar sot me tri duele interesante.
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Drenica dhe Malisheva, me rezultat 0:0, raporton TV Malisheva.
Kujtojmë se dy skuadrat në mesjavë morën fitoren spektakolare në udhëtim, ku Malisheva mposhti Ferizajn 0-6, derisa Drenica arriti të marrë pikët e plota nga përballja me Gjilanin në udhëtim.
Si vendasit ashtu edhe mysafirët synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive dhe sot përballen në stadiumin ‘Bajram Aliu’ në Skenderaj.
Drenica kërkon tre pikët për të shpresuar të dalë në pozitën e katërt në tabelë, derisa Malisheva synon të mos mposhtet.