Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së vetme të Premier Ligës angleze mes Aston Villas dhe skuadrës së Arsenalit.

Pas 45′ minutave lojë të zhvilluara, Arsenali është në epërsi minimale prej 1:0 si mysafirë i Aston Villas.

Golin e vetëm në këtë pjesë të parë dhe të epërsisë për “Topçinjtë” e shënoi ylli anglez Bukayo Saka, i cili kalon Arsenali në epërsi në minutën e 30′ të ndeshjes.

Rezultati momental i ndeshjes është 1:0 në favor të Arsenalit.

/TV Malisheva

Share.