59 vjeçari nga Kosova, Hasan Hysenaj është mbytur në plazhin e Velipojës këtë të diel.
Rastin e konfirmoi Policia e Shqipërisë, sipas të cilëve ai është mbytur derisa po lahej në plazhin e Velipojës.
“Rreth orës 11:15, në plazhin e Velipojës, shtetasi H. H. rreth 59 vjeç, dyshohet se është mbytur në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë./TV Malisheva