Prodhuesi britanik i veturës sportive McLaren ka prezantuar modelin Sabre, pas të cilit qëndron departamenti i McLaren Special Operations.
Vetura e dedikuar për tregun amerikan, ka një motor tejet të fuqishëm twin-turbo V8 që prodhon 835 kuaj-fuqi, mjaftueshëm që kjo veturë sportive të zhvillojë shpejtësinë maksimale prej 351 kilometra në orë.
Siç bëjnë të ditur nga kjo kompani, bëhet fjalë për veturën më të fuqishme të këtij prodhuesi, duke mos llogaritur modelet hibride – që përveç benzinës përdorin edhe elektromotorë.
Përveç kësaj, McLaren Sabre është edhe vetura më e shpejtë në histori të kësaj kompanie që ndonjëherë të jetë prodhuar.
E çmimi nuk është zbuluar sikurse edhe data e prodhimit serik. Por duke marrë parasysh se prodhimi do të jetë i kufizuar në seri të vogël – është mëse e qartë se ato njësi tashmë janë shitur./TV Malisheva