“Kujtesa e ujit” është ekspozita personale më e re e Halil Matoshit që do të hapet së shpejti.
“Në ditëlindjen e tretë të Medias 10, më 10 gusht, 2023, në ambientet e televizionit, me fillim nga ora 19:00 do të hapet ekspozita personale dhe performanca “Kujtesa e ujit” e Halil Matoshit”, thuhet në ftesën e dërguar nga organizatorët.
Ekspozita do të jetë e hapur për publikun prej 10 deri më 20 gusht.
“THE LIL’S POEM” E HALIL MATOSHIT, SIMFONI JETE E DASHURIE
Rikonstruktimi i modernitetit në semantikën e shpirtit të fjalës, në poezinë e Halil Matoshit.
(Shënim për librin “The Lil’s poem” të Halil Matoshit, Shtëpia Botuese “Littera”, Prishtinë, 2023)
Një poezi krejt ndryshe, brenda një poeme. Një thirrmë shpirti. Një klithmë. Një thurimë jete, dashurie, qëndrese, një shpirt lëvizës mespërmes dramatikës së jetës. Përshpritshmëria përtej dashurisë dhe jetës, mëpërtej kufijve me semantikën e shpirtit të fjalëve, deri në hemisferat më sublime të kohës dhe shpirtërores, deri në tejskajet e fateve, shpresave, ikjejeardhjeve, derdheje, mungesave, teprive, kufijve hyjnorë dhe njerëzorë, miteve të reja dhe të vjetra, tejpërtej Zotave tokësor dhe primodialë, ndjesores dhe dashurores, universales dhe individuales gjer tek britmat e vetes dhe përtejvetes, ku fashitja e klithmënajës bulon nga The Lil’s poem (Matoshi: 2023).
Autori përmes vargjeve: grueja që zhduket/…/ U zhduke aq e hajthme/si ni shllungë mjegulle /që përshkon zjarrin, metaforizon deri në metonimi pse jo edhe deri në metamorfozën e mjegullës dhe zjarrit. Ndoshta metafmorfoza e Ovidit, (Defneja/gruazjarr/gruagjethe) është e gjitha-hapësira e rëndësishme, ku tregimet për shoqërinë, shfaqin paqartësira kulturore dhe negocion kuptimet, si pjesë e evolucionit dhe zhvillimit natyror të shoqërisë (Bauer, 2021: 5).
/TV Malisheva