Shoqata Sindikale e QKUK-së ka vendosur që më 21 shtator të protestohet me kërkesë kryesore rritjen e pagave për punëtorët e QKUK-së për 50 për qind.

Sipas njoftimit të shoqatës, protesta do të zhvillohet në ora 10:30 para Qendrës Emergjente./TV Malisheva

Komunikata e plotë;

Sindikata e Punëtorëve Shëndetsorë të QKUK- së nuk është organizatore dhe e kundërshton protestën e thirrur nga një Shoqatë Sindikale brenda QKUK-së. Ne konsiderojmë që kjo protestë është e nxitur nga eksponent politik brenda asaj Shoqate dhe krejtësisht bëhet për konsum të brendshëm. Kjo Shoqatë ende nuk po mund të pajtohet me debaklin që pësuan në zgjedhjet e fundit në Federatë dhe ikjen e puntorëve nga ta. Ikja e madhe e antarëve nga kjo Shoqatë ka krijuar tek ta panikë, sepse ata po na bashkangjiten çdo ditë.

Ftojmë antarët e Sindikatës sonë që t’a vazhdojnë normalisht punën.

Ne i kemi dërguar të gjitha kërkesat e puntorëve të QKUK-së dhe po vazhdojmë të punojmë për koeficient dinjitoz në Ligjin e Pagave i cili tani ka dalë në dëgjim publik.

Fokusi ynë është në përmirësimin e kushteve të punëtorëve dhe paga dinjitoze.

KRYESIA E SHSPSH të QKUK-së.

Share.