Ramadan Morina – u lind me 29 shtator të vitit 1957 në fshatin Qypevë. Shkollen fillore e kreu në fshatin Lumishtë,të mesmen e vazhdoi në Luigj Gurakuqi në Kijevë ku edhe dallohet si nxënës i mirë. Pas kryerjes së gjimnazit regjistrohet në shkollen e lartë pedagogjike në Gjakovë, në drejtimin – Biologji- Kimi të cilin drejtim e kreu me afatin e caktuar.Pasi u diplomua në shkollen e lartë dhe mori titullin” Arsimtar” , punoi 16 vite me brezat e rinjë duke dhënë një kontribut shumë të madh në arsimin shqip.
Ramadan Morina rrjedh nga një familje me ide patriotike. Ramadan Morina si luftetar në luftën U Ç K -së, ishte një luftëtar i cili tregoi heroizëm, guxim dhe i pa ndalshëm deri në flijimin e tij për liri. Pikërisht më 22 korrik 1998, hynë në Altarin e Lirisë, në betejën e Rahovecit.Betejë e cila ishte ndër me të përgjakshmet dhe njëkohësisht me të lavdishmet në luftën tonë për liri.
Ramadani ishte një shok i mirë, një mësues i mirë, një vëlla i mirë dhe mbi të gjitha një prind i mirë. Ramadani dhe dëshmorit tjerë janë nderi dhe krenaria e popullit tonë. Lavdi Dëshmorëve dhe martireve! Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorit të Kombit Ramadan Morina!/TVMalisheva