Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka nisur xhirimet e klipit të saj më të ri që do të publikohet së shpejti.
Bëhet fjalë për këngët e albumit të dytë, i cili i plotë do të publikohet për fansat gjatë muajve në vazhdim.
Së fundmi, ajo publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një fotografi, të realizuar në prapaskenat e xhirimeve të klipit, ku është shfaqur mjaft atraktive dhe provokuese.
Ajo ka pozuar e veshur e tëra në të zeza, ndërsa ka vënë në pah gjoksin e saj me veshjen e hapur te pjesa e dekoltesë.
Me flokët e saj bionde dhe me baule të lëshuara, 31-vjeçarja dukej edhe më tërheqëse, ndërsa komplimentohej nga fansat në hapësirën për komente.
Me këtë fotografi, artistja paralajmëroi se kënga e saj e re, do të publikohet të premten e datës 5 mars. /TV Malisheva