Arsenali ka bërë një hap të madh drejtë arritjes së objektivi kryesor të këtij sezoni, sigurimi i pozitës së katërt e cila dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Skuadra e Mikel Artetas e ka mposhtur Leeds Unitedin me rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 35-të në Premier Ligën angleze, transmeton TV Malisheva,
Eddie Nketiah ishte figura kryesore e kësaj fitoreje të skuadrës së Mikel Artetas pasi realizoi dy gola brenda 10 minutave të para të ndeshjes, përkatësisht ai realizoi në minutat 5′ dhe 10′.
Për më shumë se një orë mysafirët luajtën me një lojtarë më pak pasi në minutën e 27′ nga loja u përjashtua Ayling, ndërsa golin e vetëm për Leeds e realizoi Llorente në minutën e 66-të.
Më këto tre pikë të reja, Arsenali arrin në kuotën e 66 pikëve, vetëm një më pak se Chelsea i vendit të tretë dhe katër më shumë se Tottenhami në vendin e pestë.