Jeff Bezos, që për momentin  konsiderohet njeriu më i pasur në botë, i ka dhuruar 98.5 milionë dollarë për 32 organizata që ndihmojnë në strehimin e familjeve të varfera, transmetona Gazeta Metro.


Jeff Bezos që është drejtor i përgjithshëm i Amazon, e ka bërë të ditur këtë lajm përmes fondacionit të bamirësisë së miliarderit.

Bezos hapi fondacionin në shtator të vitit 2018 dhe donacionet shkuan këtë vit për 32 organizata në 23 shtete.

Vitin e kaluar, Bezos dha 97.5 milionë dollarë për familjet e pastreha në 16 shtete.

Kujtojmë se pasuria e Bezosit ka një vlerë neto të vlerësuar prej 109 miliardë dollarë, duke e bërë atë njeriun më të pasur në botë./gazetametro.net

Share.