Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka kapur një publik të gjerë gjithandej nëpër botë me projektet e saj muzikore, shkruan Indeksonline.

Përpos këngëve të saj ajo përflitet edhe për pamjen e saj, gjithnjë në formën më të mirë të mundshme.

Gjatë ditës së sotme, ajo ka shpërndarë disa fotografi që i kishte bërë në Montreux të Zvicrës.

Fotot ishin realizuar në ujë, kurse linjat seksi të Ritës ishin ato që binin në sy fillimisht.

“Take me back”, kishte shkruar arstistja sipër fotos.

Share.