Nëse jeni duke marrë qetësues kundër dhimbjeve ose pilula të tjera, mund të keni harruar se ka disa gjëra që nuk duhet t’i merrni kurrë.

Një studim i botuar në Gazetën Farmaceutike Saudite shqyrtoi efektet e marrjes së një numri ilaçesh kundër dhimbjeve dhe pilulave kundër alergjive me pije të njohura.

Përfundimi është i qartë: “Pijet e testuar nuk duhet të përdoren si zëvendësim për ujin gjatë marrjes së medikamenteve”.

Kafeja

Gjetjet e këtij studimi sugjerojnë se pijet e nxehta, si kafeja, mund të ndikojnë në kohën e prishjes së një ilaçi. Kjo do të thotë që ju mund të mos merrni sasinë e duhur të ilaçit që ju nevojitet.

Lëng portokalli

Lëngu i portokallit mund të ketë një efekt në lirimin e ilaçit, andaj është mirë që ilaçi të pihet me ujë, dhe doza ditore e vitaminës C në formën e lëngut të portokallit në një moment tjetër.

Pijet e gazuara

Është zbuluar se pijet e gazuara ndikojnë në kohën e prishjes së shumicës së barnave të testuar. I vetmi që nuk u prek ishte ilaçi për trajtimin e simptomave të alergjisë.

Pije energjike

Shkencëtarët kanë zbuluar se pijet energjike përshpejtojnë kohën e prishjes së barnave dhe hyrjen e tyre në sistemin e gjakut.

Produktet e qumështit

Ekspertët sugjerojnë që produktet e qumështit nuk shkojnë mirë me ilaçet. “Pacientët duhet të këshillohen që të shmangin konsumimin e pijeve të tjera përveç ujit me terapi. Është e nevojshme të rritet ndërgjegjësimi i njerëzve për ndërveprimin mes drogës dhe pijeve”, përfundon studimi./TV Malisheva

Share.