Ky ushqim do t’ju ndihmojë që të liroheni nga helmet e grumbulluara në mushkëri.

Kur mushkëritë të jenë të pastra, është shansi më i vogël nga sëmurja e kancerit, si edhe nga infeksionet e ndryshme respiratore.

Misri

Misri i ëmbël përmban beta-kriptoksantinë e cila është antioksidant i fuqishëm dhe i mbron mushkëritë nga shfaqja e kancerit.

Arrat braziliane

Përmbajnë në vete koncentrim më të madh të selenit se sa cilido artikull tjetër, dhe meqenëse janë ndër antioksidantët më të fuqishëm natyralë, nuk do të ishte keq që edhe ato më shpesh të gjenden në tavolinën tuaj.

Hudhra dhe qepa

Hudhra është pastrues i pabesueshëm i mushkërive. Krahas rolit të pastrimit të mushkërive, hudhra gjithashtu është produkt i pabesueshëm për luftën kundër kancerit. Edhe hudhra edhe qepa mund të pengojnë shumë sëmundje, siç janë infeksionet dhe kanceri i mushkërive. Ajo që gjithashtu është interesante lidhur me hudhrën dhe qepën është që ato pengojnë përhapjen e kancerit te pacientët me diagnozën e kancerit të mushkërive.

Xhenxhefili

Xhenxhefili do t’ju ndihmojë të pengoni aq shumë sëmundje dhe do t’ju ndihmojë që të liroheni nga helmet e grumbulluara në mushkëri. Mund të pini çaj xhenxhefili, i cili do të lehtësojë frymëmarrjen, ose thjesht mund ta shtoni pak xhenxhefil në ushqim në formë erëzash.

Portokalli

Portokalli gjithashtu përmban kriptoksantin i cili mund t’ju ndihmojë që të zvogëloni kancerin e mushkërive.

Hithrat

Hithrat janë shumë të dobishme për dezinfektimin e mushkërive në luftën kundër kancerit. Çaji i hithrave tradicionalisht përdoret për shpëlarjen e gojës dhe fytit dhe gjithashtu mund të ndihmojë në luftë kundër kancerit të mushkërive. /TV Malisheva

Share.