Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se pret që pas dy-tre ditësh të shkojë sërish në Bruksel.

Ai tha se atje do shkoj për bisedime me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, por se për momentin nuk mund të flasë më shumë për këtë çështje.

“Pas dy-tre ditësh pres që unë dhe Kurti të shkojmë sërish në Bruksel”, tha Vuçiq në RTS.

Megjithatë thotë se nuk mund të flasë më shumë për agjendën, e cila sipas tij është në përputhje me atë që ka diskutuar me “pesëshen e madhe” që ishin në vizitë në Kosovë e Serbi.

“Pas kësaj do të kemi më shumë informacione. E jona është që ta mbrojmë Serbinë nga të gjitha masat e mundshme, por dhe nga shembja e interesave tona kombëtare dhe shtetërore”, tha Vuçiq.

Të shtunën, në Prishtinë dhe Beograd qëndruan përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, përfaqësuesi i lartë i Francës, Emanuel Bonne, i Gjermanisë, Jens Plotner, dhe i Italisë, Alessandro Cattaneo.

Temë diskutimi ishte vazhdimi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

/TV Malisheva

Share.