Prej kohësh në media ëshë konfirmuar largimi i Luana Vjollcës nga Top Channel pas 15 vitesh karrierë në këtë televizion. Luana ka heshtur për kaq kohë derisa ditëqn e djeshme “shpërtheu” në InstaStory.

Luana shkroi se po kalonte ditë të vështira, me ndjesinë më të bukur falë tyre. Më pas përmes disa videove, ajo tregoi se inboxi i saj është plot, me mesazhe, se kur do nisë emisioni e se kur do të kthehet në ekran. “Jam pa fjalë nga ndjesia perosnale që marr nga e gjithë kërkesa juaj e pafundme. Është ndjesia më e bukur e gjithë karrierës time”, tha moderatorja e përlotur, duke shtuar se së shpejti do të sqaronte arsyet e lëvizjes së saj dhe e mbajti fjalën.

Pritja nuk zgjati më shumë: Sot, moderatorja e dashur për publikun, ka bërë një sqarim të gjatë në Instagram, që siç shkruan ajo e ndjen si “detyrë”, për publikun e saj./TV Malisheva

 

 

 

 

Share.