Me mantrën e tij të zakonshme, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, më seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, iu drejtua të pranishmëve me pyetjen se “ku qëndron dallimi mes integritetit territorial të Ukrainës me atë të Serbisë”.

Referuar intervenimit humanitar të NATO-s në vitit 1999 kundër dëbimin me forcë, spastrimit etnik dhe politikave gjenocidiale të ish-presidentit Slobodan Millosheviç kundër shqiptarëve të Kosovës, Vuçiq u shpreh se edhe Serbisë “iu shkel” integriteti territorial, por se për këtë gjë “askush nuk dëshiron të dëgjojë”.

“As Antonio Gueterres e askush nga OKB nuk duhet fajësuar për këtë, por forcat që nuk llogarisin asgjë tjetër përveç kënaqjes së qëllimeve të tyre politike, ekonomike, dhe fatëkeqësisht ushtarake”, u shpreh në foltoren e OKB-së, Aleksandër Vuçiq.

Për intervenimim e asokohe të 19 shteteve anëtare të NATO-s mbi caqet serbe-jugosllave, Vuçiç tha se “Serbia u sulmua pa sulmuar ndonjë vend tjetër sovran”, dhe shtoi se “për këtë gjë heshtet”.

“Ne po kërkojmë përgjigje të qartë nga një pyetje që vazhdimisht ua kam shtruar bashkëbiseduesve të mi me vite: cili është dallimi mes sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, dhe sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë, e cila u shkel vulgarisht. Kurrë s’kam pranuar përgjigje racionale rreth kësaj”, u shpreh ai.

NATO, tha Vuçiq, bombardoi Serbinë pa miratim të Këshillit të Sigurimit.

Gjithashtu, ai falënderoi vendet mosnjohëse të Kosovës në OKB, përçka u shpreh se ishte i inkurajuar “nga fakti se numri i vendeve që mbështesin pozicionin e Serbisë është rritur në mes të seancave”, dhe shtoi se “ky është një trend që duhet të vazhdojë”.

“Serbia, dhe unë si president i saj, me durim dhe vullnet të mirë kërkojmë kompromis në lidhje me Kosovën, nën lehtësimin e BE-së dhe dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Është proces i vështirë, ka zgjatur qe 10 vite, por ne nuk shohim tjetër alternativë. Është më mirë të negociojmë 100 vite, se sa të luftojmë 1 ditë. Jam i bindur se do të arrijmë zgjidhje të pranueshme, të bazuar në kompromis, sepse është absolutisht e vetmja mënyrë për të arritur qëllimin tonë”.

Presidenti serb tha se Serbia “kurrë nuk mendon” t’i kthehet konflikteve të viteve të 90’ta, teksa shtoi se “Ballkani nuk mund t’i bëjë ballë një konflikti tjetër”.

Aleksandër Vuçiç gjithashtu tha se si shembull “ripajtimi” mund të shërbejë shembulli i marrëdhënie mes Serbisë dhe Shqipëroisë. “Serbia dhe Shqipëria, për shembull, sot gëzojnë marrëdhëniet më të afërta dhe më miqësore në historinë e tyre ndër shekujsh në historinë e Gadishullit Ballkanik”.

Share.