Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me ministren për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi, të ndihmuar nga zëvendëskryeministri Abdullah Hoti dhe ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Lumir Abdixhiku, gjatë ditës së djeshme kanë shqyrtuar opsione të ndryshme për kthimin e delegacionit të boksit nga Londra në Prishtinë.
Zgjidhja është gjetur falë humanitetit të ish-zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behxhet Pacolli, i cili ka ndërmjetësuar me zyrtarët në Londër, konkretisht ish-ministrin të Jashtëm të Britanisë së Madhe, Sir Alan Duncan, sot aeroplani privat i tij ka marrë delegacionin e boksierëve, të cilët janë nisur për në Prishtinë.
Ekipi i boksit ndodhej në Londër, ku po merrte pjesë në turneun kualifikues evropian për Lojërat Olimpike Tokio 2020, por që organizatori vendosi të hënën të pezullojë garat shkaku i përhapjes së koronavirusit Covid-19.
Me këtë rast, ekipi kishte mbetur në Londër, pa zgjidhje për t’u kthyer në Kosovë, shkaku i ndërprerjes së të gjitha fluturimeve për në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”