Pasi e mësoi e gjithë bota, ishte radha e Gigi-it të konfirmonte shtatzëninë e saj! Po, modelja dhe partneri i saj, këngëtari Zayn Malik do të bëhen prindër për herë të parë!

Disa orë pasi mamaja e 25-vjeçares, Yolanda Hadid tha se “do të bëhet gjyshe në shtator”, Gigi doli për të konfirmuar me gojën e saj gjatë një video call me Jimmy Fallon.

“Sigurisht që do donim ta kishim konfirmuar sipas mënyrës sonë, por jemi shumë të lumtur, të emocionuar dhe mirënjohës për urimet dhe mbështetjen e gjithsecilit nga ju.”

Ajo shtoi se një lajm si ky s’do të ishte në gjendje ta zbulonte e vetme, prandaj është e lumtur që tani e dinë të gjithë.

“Gjatë kësaj kohe, është mirë që gjendemi në shtëpinë tonë të gjithë bashkë dhe po e përjetoj këtë eksperiencë ditë pas dite.”

Gigi po karantinohet në shtëpinë e saj në Pennsylvania bashkë me Zyan dhe familjen. Hadid është 20 javëshe dhe thuhet se dyshja do të bëhet me vajzë!/ Tv Malisheva

Share.