Më në fund OBSh mban qëndrim për përdorimin e dorezave e cila shprehet se nuk janë të rekomanduara.

Kjo për disa arsye si infeksioni apo kontaminimi i duarve. Më e mira është larja e shpeshtë si dhe dezinfektimi i tyre.

Shumë epidemiologë dhe virologë janë shprehur me kohë për përdorimin e dorezave duke thënë se janë të dëmshme për duart.

Gjithashtu OBSh deklaron se në vendet me numër të madh njerëzish duhen vendosur dezinfektues duarsh dhe nuk duhen përdorur dorezat, raporton OraNews.

Rreziku i transmetimit të infeksionit është më i lartë tek ato persona që mbajnë doreza pasi duart e tyre kontaminohen./ Tv Malisheva

Share.