Këngëtari e moderatori i njohur shqiptar Ardit Gjebrea këtë ditë të veçantë ka vendosur që ta ndaj bashkë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Duke festuar 30 vjetorin e martesës, ai vendosi që me një tufë me trëndafila ta befasojë gruan e tij për këtë përvjetor.
“Ka qenë një martesë me shi para 30 vitesh, gjithë bekime e fat për mua”, ka shkruar Arditi përkrah fotos së trëndafilave.
Mirëpo dhe Anila nuk ka mbetur pas me surprizat dhe i ka dhuruar po ashtu Arditit një tufë me trëndafila të bardhë. Por e veçanta në tufën e saj qëndronte tek dy trëndafilat në mes, një blu për djalin e tyre, Jonin dhe një rozë për vajzën e vogël të shtëpisë, Annën.
“Ja dhe 30 trëndafila nga zemra ime me 2 bebat në mes”, ka shkruar Gjebrea. /TV Malisheva