Facebook ka lëshuar një veçori të re sot në aplikacionin e saj të iOS të quajtur ‘Quite Mode’. Rrjeti më i madh social në botë prezantoi tiparin e ri në një postim në blog këtë pasdite.

Karakteristika do të kufizojë njoftimet që ju vijnë nga aplikacioni dhe nëse përpiqeni të hapni aplikacionin e Facebook ndërsa ‘Quite Mode’ është e ndezur, ju do të përshëndeteni me një njoftim të ri në ekran i cili do të ju kujtojë që jeni në kohën e pushimit nga aplikacioni si dhe do të ju tregojë edhe sa kohë ju ka mbetur për rikthim me qasje të plotë në Facebook përsëri.

Sigurisht që mund ta fikni këtë funksion dhe të riktheheni përsëri në Facebook nëse dëshironi.

“Ndërsa të gjithë ne përshtatemi me rutinat e reja dhe qëndrojmë në shtëpi, vendosja e kufijve për mënyrën se si e kaloni kohën tuaj në internet mund të jetë e dobishme. Nëse do t’ju ndihmojë të përqendroheni në familjen dhe miqtë tuaj, të flini pa shpërqendruar ose të menaxhoni si e kaloni kohën tuaj në shtëpi, ne kemi mjete që mund t’ju ndihmojnë të gjeni ekuilibrin e duhur për mënyrën e përdorimit të Facebook-ut” thuhet në njoftim./ Tv Malisheva

Share.