Beatrix Ramosaj vazhdon e komentohet në rrjete sociale për secilin postim të saj.
Së fundi ajo ka ndarë një video në ‘Instagram’, ku ka ironizuar me personat që e ndjekin atë me profile fallco, shkruan TV Malisheva.
Ajo ka përdorur një zë që thotë: “Motër, vishu, duku bukur. Ata po të shohin me adresë fallco. Mbyti, irritoi me jetën tënde të bukur. Faleminderit.”
Pas kësaj video, është menduar se kjo është një “kunjë” për Bora Zemanin dhe Donald Veshajn.
Edhe më parë ajo ka shprehur në rrjetet sociale se “ka njerëz” që e ndjekin dhe përcjellin çdo lëvizje të saj.
Ndërkohë në këngët e saj që kur ka dalë nga “Big Brother VIP” ka folur për ndodhitë e jetës së saj nga lidhja te ndarja me Donaldin.