Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë ardhshme parashihet të jetë me kushte të qëndrueshme meteorologjike.
Kjo si pasojë e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.
“Do të ketë orë më shumë me diell se java e fundit. Sa i përket temperaturave, parashihet rritje, sidomos në vlerat e maksimaleve, derisa minimalet do shënojnë ulje në një shifrorë.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes”, thuhet në njoftim.
/TV Malisheva