Më shumë se 60 njerëz janë ende të listuar si të zhdukur shkaku i shpërthimit të fundit të një magazine së nitratit të amoniumit në portin e Bejrutit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë së Libanit.
“Numri i të vdekurve është 154, nga të cilët 25 nuk janë identifikuar ende”, njofton ministria, duke shtuar se 60 persona të zhdukur janë ende në kërkim.
Ministria tha se shpërthimi, i ndodhur të martën, plagosi më shumë se pesëmijë njerëz, ku 120 prej të cilëve janë akoma në gjendje kritike.
Një konferencë e donatorëve ndërkombëtarë është planifikuar për të rritur ndihmën urgjente humanitare.
Ndryshe, presidenti libanez ka hedhur dyshime se mund të jetë edhe një sulm me raketë ose bombë./Tv Malisheva