Tre persona janë arrestuar në pikë kalimin kufitar “Bërnjak”, pasi në hyrje kanë prezantuar dokumentin për testin për Covid-19 PCR, ku gjatë verifikimit ka rezultuar se dokumenti për test ishte falsifikuar.
Sipas policisë, dy rastet e para kanë ndodhur paradite, ndërsa rasti tjetër pasdite. Gjatë intervistimit, të dyshuarit kanë pohuar se dokumentin për test PCR e kishte falsifikuar.
Me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rasteve dhe të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /TV Malisheva