Diversiteti fetar është padyshim një nga pasuritë më të mëdha që shoqëria njerëzore ka trashëguar, që nga lindja e saj e deri më sot.

Shembull I tolerancës ndërfetare është padyshim fshati Kërvasari nga Komuna e Malishevës.

Kjo për shkak se në po të njëjtin fshat ekziston objekti i kultit të xhamisë dhe të kishës.

Kryetari i fshatit Albert Bytyqi tha se banorët kalojnë shumë mirë mes vete edhe pse i takojnë besimeve të ndryshme .

“Banorët kalojnë shumë mirë mes vete edhe pse i takojnë besimeve të ndryshme siç janë islame , katolike dhe protestante dhe e respektojnë shumë njëri-tjetrin dhe festat që i kanē i respektojnë dhe ritet fetare që i kryejnë qoftë për festat e Bajramit apo festa tjera të krishtera kanë një mirëkuptim shumë të madh “ -tha Bytyqi

Në fund Bytyqi i inkurajoi banorët e fshatit që ta vazhdojnë këtë tolerancë fetare siç e kanë bërë deri më sot.

“ I inkurajojë banorët e fshatit Kërvasari të cilin unë e udhëheqi që të vazhdojnë në këtë drejtim ta mirëkuptojn njëri-tjetrin dhe ta përkrahin dhe të kenë tolerancë fetare edhe pse këtu në fshat nuk është raportuar asnjëherë për ndonjë problem “ -theksoi Bytyqi./Tv Malisheva

/VIDEO/

https://www.facebook.com/watch/?v=2689698261300748

 

 

 

Share.