Dy peshat e rënda në boks, mes të cilëve gjenden gjithë rripat e mundshëm, duan të përballen në të ardhmen mes vete për përcaktimin e një kampioni të unifikuar.

Fury aktualisht po përgatitet për një meç kundër Deontay Wilder, ndërsa Joshua do të mbrojë tituj kundër Kubrat Pulev.

“Nëse Joshua mund Pulevin, gjë të cilën unë nuk e dua pasi Pulev është luftëtari im, por nëse kjo ndodh, atëherë padyshim do të kishim një luftë Fury – Joshua diku në vitin e ardhshëm”, ka deklaruar Arum.

“Unë nuk mendoj se negociatat do të ishin të vështira”.

“Mendoj se mund të negociojmë një marrëveshje nëse takohemi personalisht brenda një dite”./Tv Malisheva

Share.