Kastriot Dermaku rikthehej titullar për Parmën në një mbrëmje shumë të rëndësishme dhe pavarësisht rezultatit, qendërmbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë la një shije shumë të mirë, duke merituar elozhe dhe duke merituar notën 6.5 nga media italiane:

“Shpëtimtar me një ndërhyrje decizive mbi vijën fatale, pas vetëm pak sekondash lojë dhe nuk trembet nga hijet e rënda të Lautaros e Lukakut. Prezent thuajse kudo në zonë, por në të 77-ën thërritet në pankinë. Më pas e dimë të gjithë si përfundoi”.

Në minutën e 37-të të ndeshjes dhe me Parmën në avantazh për 1-0, të zotët e shtëpisë kërkuan me forcë një penallti. Kulusevski hyn në zonën e rreptësisë dhe me topin në këmbë rrëzohet, pas një kontakti me Barelën. Arbitri, i mirëpozicionuar, vlerëson kontaktin jo në limitet e penalltisë, por as VAR-i nuk ndërhyn, duke mos lënë një shije të mirë. Dhe, siç tregojnë pamjet e përsëritura, Barela godet qartë në këmbën mbajtëse Kulusevskin dhe limitet për një 11- metërsh mund të ekzistonin.

Share.