Festivali “Sunny Hill” bëri që e tërë vëmendja të bjerë mbi Prishtinën.

Pjesë e këtij festivali ishte edhe ylli me famë botërore Dua Lipa, që përveç performancës, realizoi edhe shumë takime e vizita në Kosovë.

Performanca e saj e zjarrtë bëri që shumë media të huaja të shkruajnë për të dhe Kosovën, shkruan Zeri.info.

Mirëpo, edhe emërimi i saj si “Ambasadore Nderi e Kosovës” tërhoqi vëmendjen e mediave prestigjioze si “Rolling Stone”, “Pitch Fork”, “Entertainment Tonight”, të cilat i kushtuan nga një artikull kësaj ngjarjeje.

“Dua Lipa është emëruar ambasadore nderi e Kosovës”, është titulli me të cilin kanë filluar këto gazeta artikullin.

Kujtojmë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Dua Lipa vazhdon ta nderojë vendin tonë në çdo hap e çdo paraqitje./TV Malisheva

Image

Share.