Në katër komunat në veri të Kosovës po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar.
Mediat nuk janë lejuar të marrin pamje brenda pikave të votimit. Gazetarët janë penguar nga anëtarët e KKZ-së.
Lidhur me këtë është pyetur kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.
Radoniqi tha se nuk ka urdhër që mediat të mos lejohen të marrin pamje brenda vendvotimeve.
“Nuk ka urdhër për mos tu lejuar mediat, mediat janë të lira që të marrin pamje ka qenë një konfuzion përmes doracakut. Ka ndonjë keqkuptim”, tha Radoniqi.
/TV Malisheva