Shteti i Ganës është shteti i 16-të që është tërhequr nga njohja e pavarësisë së Kosovës. Kështu ka thënë sot ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daciç, shkruan B92.Daçiq ka thënë se gjatë vikendit ka arritur nota e çnjohjes nga Ministria e Punëve të Jashtme të Ganës në të cilën thuhet se është tërhequr nga njohja e Kosovës.Sipas mediave serbe deri më tani është shteti më i madh që është tërhequr nga njohja e Kosovës ndërsa bisedimet mes Serbisë dhe Ganës kanë zgjatur më shumë se një vit.

Share.