Mediat serbe gjatë ditës kanë raportuar se kryeterroristi Milan Radojçiq që ishte pjesëmarrës në sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës është arrestuar dhe i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Tash është publikuar nga mediumi serb ‘Telegrafi.rs’ një foto e Radojçiqit bashkë me avokatin e tij, Goran Petronijeviq në Prokurori.

Sipas mediumit, me rastin po merret Prokuroria e Lartë Publike në Beograd.

Ndalimi prej 48-orësh nga autoritetet serbe erdhi pas një sulmi terrorist nga një grup i armatosur rëndë serb, në krye me Radojçiqin në Banjskë të Zveçanit përpara një jave.

/TV Malisheva

Share.