Russia Today dhe Sputnik vazhdojnë të mos janë të besueshme në Serbi kur bëhet fjalë për raportimin e lajmeve në mënyrë të plotë, të saktë dhe të drejtë.
Kështu thuhet në raportin “Besimi i medieve në Ballkanin Perëndimor: Të gjitha së bashku“, në kuadër të projektit “Rezistenca: Për media pa urrejtje dhe dezinformata”.
Këto media që financohen nga Kremlini përveç Serbisë, në këtë raport thuhet se nuk janë të besueshme as në vendet tjera të Ballkanit.
Në pyetjen e bërë nga IPSOS, se cilat media specifike, keni më shumë besim kur bëhet fjalë për raportimin e lajmeve në mënyrë të plotë, të saktë dhe të drejtë?, del se qytetarët serbë për Sputnik dhe Russia Totay i besojnë vetëm me nga 2 për qind.
Po ashtu, për sa i përket besimit të medieve perëndimore, besimi më i madh është në Kosovë me 60 për qind, ndërsa në Serbi është 29 për qind.
Ndryshe, sipas zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano, këto medie që janë në pronësi të Kremlinit vazhdojnë të jetë pjesë e dezinformatave dhe propagandës.
“Sputnik e cila është shembull shumë i saktë i përhapjes së gjysmë të vërtetave, informatave të manipuluara dhe të dezinformatave, dhe propagandës”, është shprehur Stano në dokumentarin “VIRUSSIA”./TV Malisheva