Megan Fox dhe Machine Gun Kelly u panë bashkë me të gjithë fëmijët e tyre teksa po shijonin pushime familjare në Greqi.

Aktorja 35-vjeçare dhe reperi 31-vjeçar ishin në shoqëri të djemve të Megan-it, Noah Shannon, nëntë vjeç, Bodhi Ransom dhe Journey River, dhe me vajzën e MGK, Casie Colson Baker.

Grupi u fotografuan nga paparacët nëpër qytet, teksa po bënin blerje në Selanik të dielën (28 nëntor), shkruan DailyMail.

Për këtë dalje, Megan veshi një kostum ngjyrë rozë dhe të bardhë me çizme lëkure me ngjyrë të zezë, ajo kombinoi dukjen me një çantë Louis Vuitton.

Ndërsa, reperi u pa me një xhaketë të zezë, bluzë me po të njëjtën ngjyrë, pantallona të verdhë, teksa përshtati pamjen me një palë syze dielli me kornizë të bardhë.

Ndërkohë që ishin jashtë duke shijuar atmosferën në qytetin grek, ata dukeshin si një familje e madhe dhe e lumtur.

Kujtojmë që Megan ka tre djemtë me ish-bashkëshortin e saj, Brian Austin Green, 48 vjeç.

Aktorja e “Transformers” dhe aktori i “Beverly Hills 90210” finalizuan divorcin e tyre në tetor pas njëmbëdhjetë vitesh martesë.

Ndërkaq, MGK ka vajzë Casie nga lidhja me ish të dashurën, Emma Cannon. Ai u takua me Megan kur ata luajtën së bashku në “Midnight in the Switchgrass” dhe ata filluan të takoheshin në pranverën e vitit 2020. /TV Malisheva

Share.