Meghan Markle mund të mos ketë marrë pjesë në varrimin e Princit Filip, por nuk ishte e largët nga familja mbretërore.
Dukesha e Sussex, 39 vjeçe, aktualisht është shtatzënë dhe u këshillua nga mjekët të mos udhëtonte për në varrimin e Princit Filip. Burri i Meghan Markle dhe njëherësh nipi i Princit, megjithatë e kishte bërë udhëtimin.
Është raportuar më parë se Markle dërgoi një shënim së bashku me një kurorë në funeralin e Dukës së Edinburgut, por një burim i ri ka treguar se ajo dhe djali i saj, Archie, i çuan gjërat një hap më tej.
Më parë, një burim theksoi se Markle u këshillua të mos udhëtonte në funeral, por ajo zgjati dorën te Mbretëresha dhe i shprehu ‘ngushëllime’.
Dukesha ndërkohë ndoqi ceremoninë e varrimit nga shtëpia e saj në Kaliforni. /TV Malisheva