Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, në kaudër të vizitave me institucionet e nivelit lokal si dhe atij qëndror, së fundmi zhvilloi takimin e radhës me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë, Skënder Krasniqi tregoi gatishmërinë për të ofruar ndihmën dhe kontributin e nevojshëm për pjesëtarët e Ushtrisë së Kosovës.

Ndërsa, ministri Armend Mehaj, siç u bë e ditur në komunikatë, theksoi se gjatë ditëve në vijim presin që kësaj iniciative që ka për qëllim ngritjen e mirëqenies së ushtarakëve t’i bashkohen edhe shumë biznese të tjera.

“Gjatë këtij takimi, Dhoma e Tregtisë theksoi rëndësinë e furnizimit të ushtrisë me prodhime vendore duke përfshirë ushqime dhe veshmbathje, si dhe investimet në rritjen e kapaciteteve aktuale brenda vendit në drejtimet që shihen me interes për prodhim për nevoja të ushtrisë.”, u bë e ditur në komunikatë.

/TV Malisheva

Share.