Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka deklaruar se me miratimin e Ligjit të Pagave në Kuvendin e Kosovës do të ketë ngritje në mirëqenien socio-ekonomike për ushtarët.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar në Facebook se me këtë ligj, dallimi në mes të koeficientit më të lartë dhe ushtarit të FSK-së, është 3.21 herë.

“Me Ligjin e Pagave të votuar sot nga Kuvendi i Republikës dallimi në mes të koeficientit më të lartë që është presidentja, komandantja supreme, dhe ushtarit të FSK-së është vetëm 3.21 herë, e dallimi në mes të pagës së kryeministrit dhe ushtarit të thjeshtë është vetëm 2.93 herë. Kjo është social-demokracia dhe kujdesi ndaj mirëqenies së qytetarëve”, ka shkruar Mehaj.

Postimi i plotë:

Miratimi i Ligjit për pagat, veprim konkret me impakt të lartë në ngritjen e mirëqenies socio-ekonomike për ushtarakët tanë dhe familjet e tyre!

Sot me miratimin e Ligjit për Pagat në sektorin publik në Kuvendin e Kosovës po kurorëzohet objektivi dhe zotimi i Qeverisë për rritjen e mirëqenies socio-ekonomike të ushtarakëve tanë krahas të gjithë zyrtarëve tjerë publik që marrin paga nga buxheti i Republikës së Kosovës.

Përmes këtij Ligji nuk ekziston më dallimi i jashtëzakonshëm ndërmjet pagës më të lartë dhe asaj më të ulët, ngase nga 20 herë sa ishte dallimi deri tash është nivelizuar në vetëm 4.78 herë.

Me Ligjin e Pagave të votuar sot nga Kuvendi i Republikë dallimi në mes të koeficientit më të lartë që është Presidentja, Komandantja supreme, dhe ushtarit të FSK-së është vetëm 3.21 herë, e dallimi në mes të pagës së Kryeministrit dhe ushtarit të thjeshtë është vetëm 2.93 herë.

Kjo është social-demokracia dhe kujdesi ndaj mirëqenies së qytetarëve!

Krahas rritjes së pagave, do të vazhdojmë me projektet për përmirësimin e kushteve të shërbimit, ushqimit, transportit, veshmbathjes, pajisjeve personale, hapësirave moderne për mësim, trajnim, stërvitje, akomodim , hapësirave sportive-rekreative për të gjithë ushtarakët tanë, sipas standardeve më bashkëkohore.

Shumë urime të gjithëve e na priftë e mbara drejt sukseseve të reja!

 

Share.