Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se po vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit nga pjesëtarët e FSK-së në provincën Hatay të Turqisë.

Mehaj tha se kontigjentit të FSK-së i janë bashkuar edhe gjashtë pjesëtarë të Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit të ardhur nga Kosova, ku bashkë me organizatën AKUT po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit e mundshëm nën rrënojat e një ndërtese shumëkatëshe.

“Vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit nga pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në provincën Hatay të Turqisë.”

Kontigjentit të FSK-së i janë bashkuar edhe gjashtë pjesëtar të Shoqatës së Kërkim-Shpërtimit të ardhur nga Kosova, dhe së bashku me organizatën AKUT po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar të mundshëm në rrënojat e një ndërtese shumëkatëshe.

Specialistët e kërkim-shpëtimit urban, ekipet e mjekësisë emergjente dhe ata K9, të FSK-së me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë janë duke zhvilluar operacionet e kërkim-shpëtimit në koordinim me autoritetet turke dhe ekipet e shpëtimit nga vende të ndryshme të botës.

“Orët në vijim janë vendimtare andaj urojmë që të gjenden të tjerë të mbijetuar”, ka shkruar Mehaj.

/TV Malisheva

Share.