Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se Kosova është e sigurt dhe se nuk bie pre e kërcënimeve apo shantazheve. Ai ka thënë se Serbia ka për qëllimin destabilizimin jo vetëm të Kosovës por edhe rajonit por sipas tij institucionet e Kosovës e kanë situatën e sigurisë nën kontroll.

Në një konferencë për media, Mehaj ka folur për punën një vjeçare të masonerisë që ai drejton dhe ka theksuar se po punojnë për anëtarësimin e vendit në NATO por për këtë ka theksuar nevojën e mbështetjes nga shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Share.