Zyrtari komunal në Drejtorinë për Kulturë,Rini dhe Sport,në Komunën e Malishevës, Mehdi Krasniqi ka komentuar në rrjetet sociale, foton që preku zemrat e gjithë shqiptarëve
Ja postimi i plotë :
Ky fëmijë që dhuroi lodrën e tij për fëmijët që u prekën nga tërmeti në Shqipëri, pa dyshim është hero i madh shpirtëror i shqiptarëve.
Ky fëmijë ka bërë vepër humane të përmasave botërore! Është fëmijë emblematik i komunës së Malishevës dhe si i tillë përfaqëson të gjithë fëmijët shqiptarë, prandaj duhet të nderohet me mirënjohje shtetërore dhe atë me ceremoni zyrtare!
Mehdi Krasniqi