Kombëtarja e Kosovës femrat u19 kanë filluar të mbajnë grumbullin dhe testimin e lojtareve të reja.

Kjo kombëtare po mban stërvitjet në Mazgit të Obiliqit, me çrast po marrin pjesë dy futbolliste nga KFF Kijeva, raporton TV Malisheva.

Portierja Arta Mehmeti dhe Elsmira Morina janë dy futbollistet e KFF Kijevës të cilat po testohen në kombëtaren e Kosovës u19.

“Sot më daten 18.09.2019 ishim të pranishëm në Mazgit të Obiliqit, në seancen grumbulluese të Kombëtares së Kosovës, grupmosha U-19.
Nga ekipi ynë për prova ishin portjerja Arta Mehmeti dhe mesfushorja Elsmira Morina.
Ekipi ynë i dëshiron suksese vajzave tona”, shkruhet ne njoftimin e klubit te Kijeves.

/TV Malisheva/

Share.