Guvernatori i Bankës Qendrore, Fehmi Mehmeti, ka thënë se në muajt e parë të vitit 2022 ka pasur rritje të importit, rrjedhimisht edhe rritje të inflacionit.
Ai tha se është e vështirë ndërhyrja e BQK-së pas ngritjes së çmimeve në vend pasi inflacioni është i importuar.
Vetëm në janar të këtij viti, Mehmeti tha se shkalla e inflacionit është 7.1 për qind, por stabiliteti financiar i Kosovës është i qëndrueshëm.
Këto komente Mehmeti i bëri gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere./TV Malisheva